Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Statusi civil: Beqar
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Barist
Hobi: Koktejlet, jeta e natës, muzika
Që në moshën 3 vjeçare largohet në Greqi së bashku me familjen dhe fillimisht vendosen në Korfuz ku jetojnë deri në vitin 1997. Më pas transferohet në Athinë për të vazhduar shkollën e mesme për Informatikë dhe për të nisur studimet e larta për Art-Desing të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë. Vitet në emigracion për Erionin kanë qenë të lumtura, megjithëse nuk kanë munguar vështirësitë. Nga Greqia ka marrë jo vetëm miqësinë e ngushtë me familjen që i ka mikëpritur gjatë viteve të para, por ka fituar edhe një profesion të cilin ai e dashuron, atë të baristit. Ajo që i pëlqen më shumë tek puna e tij është komunikimi me njerëzit dhe njohja me femrat, me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira.
Ngjarja që i ka ndryshuar totalisht jetën ka qenë humbja e parakohshme e mamasë së tij, para një viti. Ka qenë një moment i vështirë të cilin Erioni arriti ta përballonte vetëm falë mbështetjes së babait. Kjo është dhe arsyeja që ai rikthehet në Tiranë pas kaq shumë vitesh, për të qëndruar pranë babait të tij dhe për menduar për një të ardhme në vendin e tij.
Hyn në Big Brother:
Për të provuar emocione të reja dhe për të krijuar njohje të reja që do ta lidhnin edhe më shumë me Shqipërinë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Age: 24 years
Birthplace: New York
Location: New York
Civil Status: Single
Education: Secondary
Occupation: Baris
Hobbies: cocktails, nightlife, music
Since the age of 3 years away in Greece together with family and initially placed in Corfu where they live until 1997. Then transferred to Athens to continue school for computing and launch studies on Art-desing which has failed to finish. Erion emigration for years have been happy, although there have been no difficulties. Greece has not only close friendship with the family that has welcomed the early years, but has also acquired a profession whom he loves, it baristit. She likes most about his job is communicating with people and getting to know women, which has very good relations.
The event that changed life has been totally premature loss of his mother, a year ago. There was an awkward moment where Erion managed to afford only thanks to support from the father. This is why he returned to Tirana after so many years, to stand beside his father and to think about a future in his country.
Enters the Big Brother:
To test new emotions and create new knowledge that will bind even more with Albania.
No comments:
Post a Comment