Monday, 27 February 2012

Ermali për Liamin: “Do t’ia bëj valixhet gati”

Ermali nxehet nga situata e krijuar, ku banorët po flasin vetëm për të dhe Françeskën dhe e kthen vëmendjen nga Liami, i nervozuar sepse sipas tij, Liami ua ka thënë këtë banorëve të tjerë, pa folur më parë me atë personalisht. “Në një farë mënyre ai ia ka arritur qëllimit, sepse deklaroi se do të bënte që ju të rrinit bashkë dhe ju po rrini”, shprehet Genta. Ermali nxehet edhe më shumë dhe u thotë banorëve se Liami është duke i përdorur të gjithë, por vetëm me Ermalin nuk mund t’ia dalë. “I kam thënë që le të përballet me mua, me të gjitha mënyrat. S’do t’ia dalë sepse unë do t’ia bëj valixhet gati”, shprehet Ermali për Liamin. Françeska dhe Anila e përkrahin Ermalin dhe thonë se nuk është aspak merita e tij që Françeska dhe Ermalin janë afruar me njëri-tjetrin.

Të gjithë banorët flasin për Liamin, duke treguar siguri se ai do të dalë përpara të tjerëve nga shtëpia e Big Brother. Ermali dyshon për vërtetësinë e fjalëve të Liamit. “Mua instikti nuk më gënjen, ka të dashur ai dhe ka aq vjet në Gjermani!”, thotë me dyshim Ermali, i cili ka siguri se do të arrijë ta demaskojë. Ndërsa Françeska këshillon banorët që të mos e përmendin kaq shumë dhe të mos e vendosin në qendër të vëmendjes, sepse kështu i japin shumë rëndësi. “Ai edhe mund ta fitojë Big Brother-in, por nuk është njeri që ka pjekur se është 10 vjet më i madh se ne”, shprehet Anila për Liamin.

Ermali vendos që të shkojë në dhomën e gjumit dhe të vazhdojë debatin me Liamin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Meda heats of the situation, where only residents are talking to and Francesca and turns attention away from Liami, nervous because according to him, told them this Liami other residents without first speaking with him personally. "In a way he has achieved the goal, as stated it will make you sit and you sit together," says Genta. Meda heated even more and tells people that Liami is used throughout, but just can not stand meda. "I said let me face, by all means. Will not succeed because I will make suitcases ready, "said Ermali for Liamin. Francis and Anila meda support and say that there is no merit to Francis and his meda are closer to each other.

All residents speak Liamin, indicating that it probably will come before the rest of the house of Big Brother. Meda doubts the truth of words Liamit. "I am not lying instinct, has loved it and has so many years in Germany", says Ermali doubt, who will probably manage to mask. While Francis advises residents not to mention so much and not put in the spotlight for so give much importance. "He may even win the Big Brother-in, but not a mature man who is 10 years older than us," says Anila for Liamin.

Meda, decides to go into the bedroom and continue the debate with Liamin.

No comments:

Post a Comment