Friday, 24 February 2012

Djemtë marrin me të mirë Gentën

Pas ngrënies së drekës, konkurentët fillojnë të merren me pastrimin e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ata edhe argëtohen. Djemtë e shtëpisë përpiqen që të bëjnë të qeshë e të argëtohet edhe Gentjana e cila për disa minuta me radhë qau me të madhe.

Ata e këshilluan që ajo të mos mërzitet dhe filluan ta ngacmonin me shaka për ta bërë të ndjehej mirë. Shpeshherë Genta ka luajtur duke u ngacmuar me Metin. Tashmë janë djemtë e tjerë që i ngacmojnë të dy. Ermali i thotë Metit që të puthë Gentën sepse ajo ka qarë për të.

Duket se shakatë e konkurentëve të tjerë e bëjnë Gentën që me të vërtetë të ndjehet më mirë. Ajo fillon që të argëtohet bashkë me ata. Liam i propozon asaj që ndërkohë që pastrojnë shtëpinë, të luajnë me bishtat e leckave që përdoren për të larë. Kështu të dy luajnë pak çaste duke i përdorur ato si arme e kështu bëjnë “paradë ushtarake”. Meti i afrohet Gentës dhe e puth, ndërsa të tjerët i ngacmojnë me shaka.

Më pas Ermali e merr në krah Gentjanën dhe ecën nëpër shtëpi bashkë me të. Pas tij edhe Elvisi merr ne krahë Gentën dhe i bën shëtitje nëpër shtëpi.

Kështu Gentjana tashmë e ka kaluar mërzitjen e saj dhe po argëtohet bashkë me banorët e tjerë. Për këtë kanë kontributin e tyre djemtë e shtëpisë, të cilët u munduan që ajo të ndjehej mirë. Genta tashmë këndon bashkë me Arjolën, ndërkohë që pastrojnë shtëpinë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
After eating lunch, the competitors start to deal with cleaning the house. During this time they also have fun. Home boys try to make you laugh and have fun even Gentjana which for several minutes on large wept.
They advised that it would not weary and began to harass the joke to make it feel better. Genta has often played by Metin excited. Already are other boys who harass both. Ermali says Metin Gentën to kiss because she has wept for him.

It seems that other competitors jokes do Gentën that really feels good. She starts to have fun with them. Liam proposes that while cleaning the house, play with the butts of cloth used to wash. Thus the two play a few moments by using them as weapons and so do "military parade". Gentes Matthey approaching the lip, while others playfully teasing.

Then takes the side Ermali Gentjanën and walks through the house with it. After the Elvis takes his arm and makes Gentën walk through the house.

Thus Gentjana has already passed its low mood and was amused with the other residents. For the boys have their own contribution to the house, who tried it felt good. Genta currently sings with Arjolën, while cleaning house.

No comments:

Post a Comment