Friday, 24 February 2012

Debati për DJ, ndan në dy grupe konkurentët

Konkurentët ndodhen në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për filmat dhe muzikën. Në shtëpi është vendosur muzikë dhe biseda merr një drejtim rreth DJ-ve më të njohur në botë. Liam flet për DJ më të njohur dhe Ermali e kundërshton duke thënë një emër tjetër DJ. Liam i fillon t’i shpjegojë se DJ janë të ndryshëm sipas muzikës që luajnë, por Ermali i thotë se ai ka parë një konkurs që zhvillohet për DJ më të madh në botë duke mos pranuar ndarjen e tyre sipas rrymave muzikore që luajnë. Kështu mes tyre lind një debat.

Dy djemtë mbrojnë idenë e tyre dhe debati sa vjen dhe bëhet më i fortë. Ermali fillon të ngrejë zërin dhe të kundërshtojë me forcë Liamin duke i thënë indirekt se ai nuk njeh DJ më të famshëm, rrymat më të ndjekura, apo teknologjinë më të mirë që përdorin DJ. Liami i thotë se Ermali nuk ka informacionin e duhur për DJ gjë të cilën ai ka studiuar. “Ti nuk më kupton dhe s’po më lë të të shpjegoj” i thotë Liami Ermalit.

Ermali irritohet dhe ngre zërin gjithmonë e më shumë dhe debati bëhet më i nxehtë. Ai i thotë Liamit “Ti na bën neve kështu, ti s’ke shance të hysh në klabe në Gjermani ku bën 200 euro hyrja, ti shkon në ato klabe ku hyrja është me 5 mijë lekë”. Liami i përgjigjet “shiko se sa poshtë je ti. Unë në çdo vend në Gjermani futem, mjafton të them vetëm emrin”.

Debati i tyre ndan në dy kampe banorët e tjerë ku disa prej tyre përkrahin Ermalin, disa të tjerë Liamin. Anila përkrah Ermalin dhe i thotë Liamit të njëjtat argumenta si ai. Nga ana tjetër Edgari i thotë Ermalit se ai duhet ta lërë Liamin që të shpjegohet sepse ai ka studiuar për DJ dhe e njeh atë fushë më mirë se gjithë konkurentët e tjerë në shtëpi.

Në zenkë përfshihen edhe konkurentë të tjerë dhe debati zgjat për një kohë të gjatë duke u zhvilluar rreth të njëjtave argumenta.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Competitors are in the bedroom and talk about movies and music. Home is set to music and the conversation takes a direction about DJs are world renowned. Liam talks about the most famous DJ and opposes Ermali saying another name DJ. Liam begins to explain that they are different DJs playing the music, but Ermali says he has seen a competition held for the biggest DJ in the world by refusing their division into the musical currents that play. Thus arises a dispute between them.

Two boys protect their idea and the debate is becoming stronger. Ermali begins to raise his voice and to oppose by force Liamin saying indirectly that he does not know the most famous DJ, currents more followed, or the best technology to use DJ. Ermali Liami says that there is relevant information for DJ thing which he has studied. "Thou speakest not understand me and let me explain," says Liami Ermali.
Ermali chafes and raise your voice more and more and become more heated debate. He says Liamit "You make us so, you have chances to enter klabe in Germany where 200 euro entry does, you go in those klabe where entry is five thousand." Liami responds "see how down you are. I propagated everywhere in Germany, suffice to say only the name ".

Their debate divides into two camps other residents some of whom support the meda, some Liamin. Anila supports Liamit meda and says the same arguments as he. On the other hand Edgari says Ermali that he should leave Liamin to explain because he has studied for DJs and knows the area better than all other competitors in the home.
Involved in fights and other competitors and the debate lasts for a long time taking place around the same arguments.

No comments:

Post a Comment