Sunday 1 April 2012

Provat e javës finalizohen nga performanca e djemve me “Single Ladies”

Arbana shprehet se për provën e kësaj javë, për çdo “PO” të dhënë, banorëve u është dashur të kryejnë nga një veprim. Ermali është veshur me rroba vajzash, Erioni ka ngrënë dy pula, nga halli, ngaqë Anila nuk pranoi, Genta është bërë si bebe dhe Vlashi e Klaudja si dadoja e saj, Françeska ka lyer flokët disa herë, por shumë situata kanë ndodhur në shtëpi...

Arbana pyet Ermalin, Liamin e Arbrin nëse do të shndërrohen në “Single Ladies” e djemtë përgjigjen me “PO”. Arbana u kërkon të bëhen gati për kërcimin dhe ata dalin në oborr pas pak, për të realizuar performancën e tyre.

Djemtë dalin në oborr dhe bëjnë kërcimin e “Single Ladies”, ku të gjithë banorët e tjerë qëndrojnë në rolin e spektatorëve. Performanca e djemve shkakton shumë të qeshura tek banorët dhe tek publiku në studio.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment