Sunday 1 April 2012

Anila lë shtëpinë e BB; Vlashi në studio: “Krenar për qëndrimin në BB”

Arbana mbyll zyrtarisht televotimin për tre banorët: që rrezikojnë eliminimin sonte. Tashmë është koha për të mësuar emrin e banorit që duhet të lërë shtëpinë nga televotimi i dytë. Konkurenti i parë që shpëton nga ky televotim është Graciano, ndërsa banori që duhet të lërë shtëpinë ndërmjet Anilës e Lorenës është Anila.

Më pas, Vlashi shkon në studion e BB ku Arbana e pyet përse mendon se është votuar nga publiku për t’u eliminuar nga loja. Vlashi shprehet se nuk e ka gjetur veten tek diskutimet mbi cigaret e për ushqimin, e kjo është arsyeja përse nuk ka qenë shumë aktiv. Ai thotë se ndër arsyet kryesore që ka marrë pjesë në BB ka qenë për të fituar çmimin e madh, dhe i pyetur nga Arbana shprehet se është krenar për qëndrimin e tij në BB deri më tani.

Së fundi, Arbana e fton Vlashin të shohë një klip me momentet më të bukura të përjetuara në shtëpinë e BB, si dhe momentet më pikante.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment