Wednesday 14 March 2012

Vlashi i mërzitur nga fjalët e thëna pas krahëve; Komente me Gracianon

Banorët janë ngritur nga gjumi dhe një pjesë qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke kërcyer me këngët ritmike që dëgjojnë në sfond. Graciano shprehet për Vlashin se i duket i mërzitur dhe e pyet se çfarë ka. Ai përgjigjet se nuk është i mërzitur, ndërsa Graciano thotë: “Ah, ç’të bën dashuria”, duke aluduar se Vlashi ka rënë në dashuri.

Vlashi shprehet se nuk i kanë pëlqyer disa situata mbrëmë e prandaj është i mërzitur, pasi po mendon për to. Graciano i kërkon që Vlashi t’i tregojë se çfarë ka, e ai thotë se ka dëgjuar disa fjalë të thënë pas krahëve për të. Ai shton se dje ka biseduar me Gentën për këtë temë, ndërsa sot dëshiron të rrijë në qetësi. Graciano thotë se Vlashi nuk mund të qëndrojë gjithë kohën i vetëm në shtëpi, pa u përfshirë në asnjë situate, pasi do të thotë që në shtëpi është vetëm hije.

Vlashi shprehet për një situatë se Graciano mund të kishte folur dhe me Klaudjën e Graciano përgjigjet se nuk mund t’a ndalojë atë të flasë. Vlashi thotë se Graciano mund të kishte reaguar kur Kladja ka komentuar për të, paçka se nuk i interesojnë fjalët që Klaudja ka thënë mbrapa krahëve për të, pasi nuk ka dhe as nuk do të ketë një raport me Klaudjën. Graciano përfundon duke thënë se fakti që ka krijuar shoqëri me Vlashin, nuk do të thotë se duhet të transportojë thashethemet që banorët mund të bëjnë për të dhe e anasjellta.

Vlashi shprehet se nuk i vjen keq nga Klaudja që ka komentuar për të, pasi nuk ka krijuar asnjë raport, e nga ana tjetër do ndihej keq nëse do të prishte mardhënien me Liamin, Gracianon apo Gentën, pasi me këta banorë është më i lidhur. Më pas, Genta afrohet tek Vlashi e ky i fundit i thotë se do të vijë momenti që do t’i duhet të nominojë dhe banorët që ka përzemër, por për të nuk do të flasë asnjëherë fjalë të këqija.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Residents are up from sleep and a stay in the garden talking and dancing with rhythmic songs they hear in the background. Graciano said Vlashi that seems to upset and asks what. He answers that he is not upset, and Graciano said: "Ah, what makes love", indicating she has fallen in love Vlashi.

Vlashi states that have not liked some of the situation last night was so upset, after thinking about them. Graciano requires that Vlashi to show what has, and he says he heard some words to say after the wings. He adds that he has talked with Gentën yesterday on this subject, and now wants to stay at rest. Vlashi Graciano says can not stand all the time alone at home, without getting involved in any situation, as it would mean that the home is only a shadow.

Vlashi says about a situation that could have spoken Graciano and Graciano Klaudjën of responses that could not stop him talking. Vlashi says that Graciano would have reacted when Kladja commented on it, even if not interested in words that Claudia said back arms about it because it has not and will not even have a report with Klaudjën. Graciano concludes by saying that the fact that society has created Vlashi, does not mean that we should carry rumors that people can relate to and vice versa.

Vlashi says no regrets of having Claudia commented on it after not create any report, on the other hand will feel bad if you break the relationship with Liamin, or Gentën Gracianon because with these people is connected. Later, Genta Vlashi approaches to the latter says that it will eventually will have to nominate and the people who have heart, but will not ever speak bad words.

No comments:

Post a Comment