Thursday 16 February 2012

Arbana Osmani: Më shumë muskuj në Big Brother Albania 5

“Big Brother 5“ do të nisë vetëm pas pak ditësh, pikërisht më 18 shkurt. Sivjet, ky spektakël me një audiencë rekord në televizionet tona do të drejtohet përsëri nga Arbana Osmani. E pyetur për ‘Mapo’ sesi po ndihet në këtë start të pestë të “Big Brother”, Arbana është shprehur: ”Jam shumë e lumtur. Mezi po pres të fillojë”, ndërsa na zbulon edhe një sekret tjetër të vogël. Arbana këto ditë është duke u ushtruar intensivisht në palestër. “Jam në palestër. Po bëj më shumë muskuj sivjet”, – shton Arbana me humor. Sigurisht që vajza simpatike e ekranit nuk ka ndërmend të tregojë forcë në këtë show, përveç forcës së talentit që ajo ka e megjithatë, pak tonifikim nuk do të ishte keq për askënd. Gjatë pesë viteve drejtim të këtij show Arbana ka treguar më së miri profesionalitet e sigurisht edhe një paraqitje për t’u vlerësuar.


Sivjet “Big Brother” mësohet se do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe gara do të bëhet shumë më e fortë për fituesin e pestë. Surpriza të shumta mësohet të ketë në këtë spektakël, i cili po zhvillohet në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Kureshtja do të shuhet vetëm të premten tjetër, se cilët do të jenë banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar dhe të komentuar në Shqipëri.
- - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Translation By Google:
"Big Brother 5" will launch just days after, precisely on February 18. This year, the show with a record of our television audience will be led again by Arbana Osmani. Asked about the 'Mapo' how I feel at this start of the fifth "Big Brother", Arbana said: "I am very happy. I can not wait to start ", and reveals a secret little else. Arbana these days is being conducted intensively in the gym. "I'm in the gym. What muscles do more this year ", - adds Arbana with humor. Certainly display the charming girl does not intend to show strength in this show, except the force of talent she has and yet, little tonifikim would not be bad for anyone. Over five years towards this show Arbana professionalism shown best presentation of a course to be assessed. This year the "Big Brother" Reports that will last more than three months and the race will be much stronger for the winner of the fifth. Numerous surprises have taught in this spectacle, which is taking place in Bangladesh for the fifth consecutive year. Curiosity will only be terminated next Friday, who they will be people who will enter the home to observe and comment in Albania.

No comments:

Post a Comment